Loading...

Si i shpëtojnë burgut personat që po helmojnë me ushqime e pije false shqiptarët!

[sgmb id=”1″]

Ndonëse paraqet një rrezikshmëri të lartë, prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë, në Shqipëri cilësohet kundërvajtje penale dhe, për rrjedhojë, autorët ia hedhin paq kur kapen nga policia.
Vetëm gjatë këtij viti, në kryeqytet janë zbuluar 4 punishte, të cilat e zhvillonin aktivitetin në bodrume dhe prodhonin pije alkoolike, pije freskuese, vajra dhe artikuj të tjerë ushqimorë.

“Çudia apo fenomeni që na bën përshtypje është se këto produkte që dalin në treg, duke filluar nga lënda e parë që është e skaduar. Që këtu fillon rrezikshmëria e prodhimit të tyre. Ky mall nuk duhet të futet në treg”, tha Oltion Demiraj, nga Krimi Ekonomiko-Financiar.

Por ku tregtohen këto mallra pasi prodhohen në mënyrë artizanale?

“Shumica e tyre shiten nëpër zona rurale, nëpër dyqanet e vogla të lagjeve”, deklaroi më tej Oltion Demiraj.

Policia thotë se, personat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm falsifikojnë edhe pullat fiskale që vendosen në produkte, ndaj është ngritur një “Task Forcë” e përbashkët me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com