[sgmb id=”1″]
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.
Burimet dhe origjina
Agjërimi gjatë ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran. Kuptimi fillestar i fjalës arabe saum derivon nga folja s-v-m me kuptimin “ndalem” dhe “pushoj” dhe me kuptimin figurativ “përkorem”, “përmbahem” dhe “agjëroj”. Në vargjet e Kuranit të transmetuara në Mekë ky term del vetëm një herë. Aty i urdhërohet Marisë që të flasë nëpërmjet zbulesës me këto fjalë:
„Dhe ha, pi dhe qofsh e gëzuar (tekstualisht: me sy të freskët)! Dhe kur të shohësh ndonjë nga njerëzit, thuaj: i kam lëvduar (premtuar, dhuruar) të mëshirëshmit (zotit) agjërim. Prandaj sot nuk do të flas me asnjë krijesë njerëzore.“
Përkatësisht bëhet nga ekzegjetët (komentuesit) e kuranit në këtë pikë lidhja e termit zaum (agjërim) me „heshtjen“ (samt) si shenjë e përkores, e cila është karakteristike gjatë agjërimit islamik në të gjitha sferat e jetës së përditëshme.
Kështu që Muhameti duhet ta ketë njohur këtë term që gjatë periudhës mekkanase të profecisë, gjithësesi në kohën e tij, agjërimi (kreshma) si parim bazë fetar, ishte i njohur edhe për popullsinë çifute dhe të krishtere të Gadishullit Arabik. Megjithatë as përshkrimet e kulteve fetare para-islamike, as mbishkrimet dhe grafitet nga hapësira kulturore, ku ka lindur feja islame, nuk dëshmojnë për ndonjë origjinë arabe të të agjëruarit.
Rregullat e para të dëshmueshme në kuran mbi formën e agjërimit janë ato vargje të kuranit që kanë lindur në Yathrib (sot Medinë) pas mërgimit (hixhra-s) së Muhametit. Por formulimet e këtyre vargjeve janë përveç karakterit të tyre urdhërues shumë të vagëlluara (të paqarta):
Muhameti me ndjekësit e tij në Medinë ndoqi në fillim ritualet e festës së ‘ashura-s, të ditës së pajtimit për popullsinë çifute në Medinë dhe rrethinat e saj; në këtë ditë agjërohej nga perëndimi i diellit deri në perëndimin e ditës tjetër dhe jo si në ramazan vetëm gjatë ditës. Sipas kalendarit lunar (hënor) islamik kjo ditë, ku agjërimi edhe në fenë islame ka mbetur një veprim i rekomandueshëm, bie më 10 të (muajit islamik) muharrem, pasi në këtë ditë të muajit të parë islamik thuhet se Noah ka dalë nga arka e tij. Në Mekkë hapeshin në këtë ditë, deri në shekullin e kaluar, dyert e shenjtërores së Qabesë. 9 muharremi është gjithashtu ditë feste për asketët shiitë; më 10 muharrem shiitët përkujtojnë martirizimin e al-Husein-it, birit të imamit të parë Ali ibn Abu Talib-it. Në këtë mënyrë agjërimi gjatë festës së ashura-s ka mbetur si për sunnitët ashtu edhe për shiitët pjesë përbërëse e praktikave fetare për arsye të ndryshme.
Në vitin e dytë (623-624) pas mërgimit të Muhametit nga Mekka në Medinë ishin vargjet e kuranit në suren 2, vargjet 183-185 dhe 189, hapi i parë në rrugën e themelimit të praktikës së pavarur të re të agjërimit për bashkësinë islamike, plotësimi dhe përcaktimi i rregullave rituale të të cilës do të mbetej detyrë e juridiksionit të mëvonshëm. Struktura dhe radhitja e përmbajtjes së këtyre vargjeve tregojnë se ato nuk janë zbuluar njëkohësisht por pjesë-pjesë. Kleriku i njohur al-Baidavi († 1286 ose 1292-1293), kadi në Shiraz (sot Iran), nuk është i vetmi nën kuranologët me këtë pikëpamje.
Një rëndësi të veçantë marr muaji i agjërimit të ramazanit përmes thënies në kuran, sipas së cilës pikërisht ky muaj ka qenë ai, kur
„kurani është dërguar (për herë të parë) si përligjie për njerëzit dhe (vargjet e kuranit) si dëshmi të qarta të rrugës së drejtë dhe të shpëtimit (?). Kush nga ju gjatë këtij muaji është i pranishëm (dmth. jo rrugës) të agjërojë në të.“
„185. Një numër i caktuar ditësh. Por kush prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, (të agjërojë) në po aq ditë të tjera; dhe për ata që zor se mund ta përballojnë, ka një shlyerje: ushqimi i të varfërve. Dhe kush kryen një vepër të mirë përmes bindjes me vullnetin e vet, kjo është edhe më mirë për të. Dhe agjërimi është mirë për ju, në qoftë se e kuptoni.“
Kjo festohet gjatë natës së 27 të ramazanit si nata e përcaktimit hyjnor (provanisë, providencës) (arabisht ليلة القدر = lailat al-kadr = lailatu ʾl-kadr). Kjo festë është me orgjinë kuranike; përkujtimit të zbulesës së kuranit i përkushtohet sure 97:
„E kemi dërguar atë (dmth. kuranin) natën e provanisë. Por si ta dish ti se ç’është nata e provanisë? Nata e provanisë është më e mirë se njëmijë muaj.“
Meqë nuk dihej me siguri nata e saktë e zbulesës së kuranit, kjo natë festohet sot krysisht natën e 27 të ramadanit por edhe në ditë të tjera me numër tek prej dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji.
Përjashtimet
Gratë shtatzëna dhe të sëmurët si dhe fëmijët (përpara pubertetit) nuk e kanë për detyrë të agjërojnë. Gratë shtatzëna dhe të sëmurët duhet t’i shlyejnë ditët e humbura pas përfundimit të arsyeve për të mos agjëruar.
Është vërtetuar statistikisht se megjithatë shumica e grave shtatzëna myslimane agjëron dhe se kjo bën që të reduktohet pesha e fëmijës dhe kohëzgjatja e shtatzanisë. Prapambetjet fizike dhe sidomos ato mendore janë shumë më të mundshme, kur gjatë shtatzanisë agjërohet.