[sgmb id=”1″]
Një grabitje ka ndodhur në Shkodër ku dy persona janë futur në dyqanin e një beriberi me qëllim për të vjedhur një argjendari.
Dy grabitës, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë futur në dyqanin e një berberi dhe prej aty kanë tentuar të shpojnë murin për të kaluar tek dyqani i argjendarisë, por nuk ja kanë arritur dhe janë larguar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.
Grabitësit kanë qenë pa maska dhe nuk kanë vjedhur gjë në dyqanin e berberit, pasi qëllimi i tyre ka qenë argjendaria. Pasi ka parë dyqanin e hapur dhe shenjat ne mur, berberi ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.