[sgmb id=”1″]
Duke folur nga çadra e protestës, ish kryeministri Berisha, tha se Rama mashtroi PPE-në kur një javë më parë ishte i gatshëm të pranonte çdo kërkesë të tyre, ndërsa dje tha se nuk i njihte.
“Çdo ditë që kalon laku në fyt po të ngushtohet. O mashtrues ordiner, nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë PPE-ja, kurse dje i thoshte në takim Bashës “as i njoh fare ato propozime”. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshire për ty. Edhe mëshira e ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua pastaj të pret fataliteti”, tha Berisha.
Sipas tij “data 7 maj është historike në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Në 7 maj Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve, Kavaja hedh në kosh të plehrave, ia përplas në surrat farsën e drogës, farsën elektorale të krimit Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës. Thirrja ime për qytetarët e Kavajës, në lartësinë e idealeve të tyre ta shndërrojnë 7 majin në trimënë e tyre, në ditën e ngadhënjimit të revolucionit mbi farsën elektorale”.