[sgmb id=”1″]
Babai i 16-vjecares që humbi jetën në spital ditën e sotme ka tronditur me deklaratën e tij.
Bardhyl Pepa ka deklaruar: Spitali privat Continental më mori jetën e vajzës, mjekëve u çova kartelën e vajzës, ku ishte e qartë se ishte alergjike ndaj disa ilaçeve.
Kliko per me shume info
“Kur pashë se dicka nuk shkon, mjekët nuk po më tregonin dhe u futa në sallë”, ka thënë babai i vajzës.
Pepa ka shtuar se: Kur u futa në sallë pashë që vajzës po i bënin masazh zemre.
“Vajza ime ishte një artiste, nuk di cfarëtë them por na kishin dhënë garanci për operacionin”, shton më tej ai.
“Folëm me shumë mjekë për operacionin, na u dha garanci se do të dilte mirë”, ka bërë me dije babai i vajzës.