[sgmb id=”1″]
Dy persona kkane mbetur te plagosur me armë zjarri në Velipojë të Shkodrës, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet.
Mësohet se të plagosurit janë Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 – vjeç.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se një person është ndaluar si i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve.