Loading...

Shemebet nga IKMT në Vlorë objekti turistik,“urë”lidhëse me një nga hotelet e qytetit,në afërsi tunelit në zonën e Ujit të Ftohte!

[sgmb id=”1″]

Shemebet nga IKMT në Vlorë objekti turistik,“urë”lidhëse me një nga hotelet e qytetit,në afërsi tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë,e ndërtuar shumë vite më parë dhe mjaft e njohur nga qytetarët dhe turistët. IKMT vazhdon aksionin për prishjet e ndërtimeve që pengojnë realizimin e projektit të shëtitores ‘Lungomare’ dhe projketeve të bashkisë për territorin. IKMT ka vijuar aksionin në Vlorë,ndërsa është shtrirë tashmë sërish në zonën e ujit të ftohtë për një urë lidhëse mes një hoteli në zonën e ujit të ftohtë dhe që shërbente kryesisht gjatë sezonit turistik,ndërsa lartësia e saj shkonte deri në kater metra. IKMT ka konfirmuar se objekti në fjalë bëhet pengesë për vazhdimin e projektit të lungomares,projekt i cili pritet të vijiojë nga zona e ujit të ftohtë deri në afërsi të zonës së tynelit . Vetëm pak kohë më parë IKMT ndërhyri në zonën e ujit të ftohtë duke hedhur përtokë me anë të shpërthim të kontrolluar një objekt katër katësh,per ti hapur rrugë projektit lidhës së unazës së qytetit me lungomaren. Ndërkohë konfirmohet po nga IKMT se vec objektit të shembur pranë hotelit në ujë të ftohtë do të ketë edhe të tjera objekte të cilat pritet të shemben,ndërsa janë në fazën e studimit dhe vlerësimit,sërish përgjatë zonës së ujit të ftohtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com