Loading...

Sezon te mbare ne ‘Vloren qe projekton te ardhmen’!

[sgmb id=”1″]

Këtë vit qyteti festoi celjen e sezonit turistik ne nje jave festimesh te pasur me aktivitete. Pavaresisht detajeve ne infrsatrukture ende te papermbylluara Vlora serish ka qene atraktive . Deti , thyerjet e forta te relievit, riviera e mrekullueshme, kulinaria, peisazhi i pakrahasueshem , kane qene vetem pak nga ajo cfare shijohet dhe preket ne Vlore. Te “kripur” dhe  “solar” Vlonjatet kane hapur qytetin, zemren dhe njesite e akomodimit per ti thene te gjitheve : Ejani ne Vlore!

Sezoni ka nisur zyrtarisht më festimet e dates 5 Maj dhe ngritjen e siparit te kampionatit te nente boteror te fluturimeve te lira me precizion ,plote 28 shtete pjesmarrese , 150 pilote, shume energji pozitive e plote  ngjyra, parashutat dekoruan qiellin  e percollen ne mbare boten “pakez” shije nga qyteti, Himnet e dhjetra shteteve u luajten ne sheshin e ri te “lungomares”  ku mes  bluse se detit e qiellit nisi gara.

Mbremja u ideua per te mbedhur sebashku, te rinj e te vjeter, pushues e vendas, ndaj bizneset lokale u perqendruan ne panairin e organizuar ne po te njejtin shesh.

Atmsfera elektrizuese u percoll edhe te shtunen e dates 6, ku sezoni turistik mbajti emrin e “kraheve te celikta”  te motorristeve te qytetit, ne shesh mbizoterroi rroku , lekura , motorrat dhe parada me ne krye steelëingsin e ri kreun e bashkise zgjoi kuriozitetin e qytetareve te cilet ju bashkuan 500 motorristeve nga trevat.

Por ne jemi “Vlore” e keshtu tentuam te zgjojme paksa traditen. Kete sezon u rikthyen sportet dhe qyteti u “marketua” mes zerit te tyre .

Kampionati kombetar i ciklizmit i zhvilluar ne vazhden e aktiviteteve te sezonit mbajti emrin e te madhit”Muharem Ahmeti”. Per kete titull garuan mbi 100 cikliste nga mbare vendi  per  xhiron e 35 km.

E po ashtu pallati sportit Flamurtari priti per here te pare edhe Kampionatin Ballkanik , te taekëondo. Nje sporti disipline dhe force e ekuilibri.

11-12-13 maj, kulmuan nen tingujt, konstumografine folklorin dhe traditen e auolona folk festival, ne edicionin e tij te nente.

Festivali Aulona Folk vazhdon të mbetet një manifestim i jashtëzakonshëm i folkut europian e më gjerë si dhe një promovim i rrallë i hapjes zyrtare të sezonit turistik të Vlorës.

Një gërshetim i bukur i turizmit kulturor me turizmin natyror të rërës e ujit të detit.

Festimet e sezonit turistik u permbyllen me finalen e aeronautikes , ne molin e plazhit te ri , mes kercimeve latine, veshjeve ekstravagante e nje shoë per te mos u harruar .

2017-ta ndoshta do te jete fillimi i nje epoke te re turistike per qytetin , por dicka është e sigurt , askund dhe asgje nuk i ngjan Vlores, vizitojeni ate , duajeni ate !

sezon te mbare ne “Vloren qe projekton te ardhmen ”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com