[sgmb id=”1″]
Tre persona janë arrestuar nga efektivë të policisë së Brescia-s në Itali, në vrazhdën e hetimeve që nisën në fund të vitit 2016.
Në pranga janë vënë tre persona: një 31-vjeçar shqiptar me iniciale G.K., një italo-shqiptar, 23 vjeç, me iniciale N.L. dhe një indian. Gjatë hetimeve, janë sekuestruar 50 gr kokaine dhe gjysmë kilogram heroinë e pastër
Ndaj dy shqiptarëve, të cilët është dhënë nga gjykata masa e arrestit me burg, ndërsa 40-vjeçari idiani është lënë nën arrest shtëpiak, raportojnë sot mediat italiane.
Efektivët e policisë janë vënë fillimisht në gjurmët e indianit, i cili furnizonte sistematikisht me heroinë dhe metadon bashkatdhetarët e tij.
Prej tij, policia arriti te furnizuesit shqiptarë, të cilët kishin një klientelë më të zgjedhur.
Droga e sekuestruar nga policia është gjetur e fshehur nëntokë, në shkurre dhe pyje.