[sgmb id=”1″]
Shkencëtarët e qendrës shkencore në Amur, të Akademisë ruse të shkencave, reparti i Lindjes së largët, kanë gjetur mënyrën sesi të përfitojnë deri në 1 g ar nga çdo tonelatë e qymyrit të përdorur.
Pajisjet eksperimentale tanimë ekzistojnë dhe është planifikuar që të vendosen në njërën prej furrave këtë vit.
Tash e 15 vjet shkencëtarët rusë analizojnë përbërjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të regjionit, me ç’rast ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar.
Pajisja e përfitimit të arit nga qymyri, funksionon në këtë mënyrë: tymi nga qymyri i përdorur kalon nëpër një sistem shumë shkallor të pastrimit.
Primesat më parë pastrohen, e më pas kapen nga filtri, nga ta nxirret koncentrati i arit, që më pas i nënshtrohet rafinimit.