[sgmb id=”1″]
Një djalë i ri është hedhur nga kati i 6 i pallatit ku ai banon, tek zona e ish-fushës së aviacionit në Tiranë.
27-vjeçari ka rënë në tendën e një ballkoni në katin e dytë dhe ka shpëtuar mrekullisht.
Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Djali i ri është hedhur edhe një herë tjetër nga ballkoni i shtëpisë së tij, duke pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtë.