Loading...

Reagon Basha: ‘Po ju mashtrojnë, nuk i kam fyer katolikët, por ..’

[sgmb id=”1″]

Para se të futej në Kryesinë e Kuvendit në takimin e me krerët e partive parlamentare për krizën politike, kreu i PD Lulzim Basha reagoi ndaj asaj të cilës iu referua si një fushatë shpifjesh që synon të përçajë kombin.

Bëhet fjalë për një deklaratë të tij lidhur me komunitetin katolik. Basha sqaroi se qëllimisht është stigmatizuar ky komunitet dhe keqpërdorur konstatimi i tij lidhur me kandidimin  e personave me rekorde kriminale nga kryeministri Rama në veri të vendit.

Ai akuzoi Ramën si përgjegjës të kësaj situate por dhe fushatës së shpifjes nga e cila u distancua.Basha: Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh, dezinformimesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur e cila me ndihmën e veglave të tij të verbra ka muaj dhe vite që dezinformon dhe përpiqert të përçajë shqiptarët. Marrë shkas nga një intervistë e imja në një gazetë perëndimore ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka stigmatizuar një ndër komunitetet shqiptare në Shqipëri, komunitetin katolik. Dua të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta barbare të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare për kriminelët

Qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë se në zonat më antimkomuniste të Shqipërisë për shkak të shtypjes dhe terrorit ndaj një komuniteti me lidhje të veçanta me Perëndimin, komunitetin katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas, personi që tani po kalon pas meje zgjodhi të kandidojë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë si në çdo kumunitet tjetër profesorë, artistë, sportistë, njerëz të nderuar, përfaqësues të vlerave më të mira që mbart ky komunitet.

Ky informim dashakeqës bëhet edhe më cinik sepse mbart me vete një frymë përçarëse në një komb që nuk mund të krenohet me politikën dhe politikanët dhe shfaqet në teatrin e kukullave, karagjozllëqet por duhet të krenohet gjithmonë me frymën e pastër të harmonisë dhe dashurisë së shqiptarëve me njëri-tjetrin pavarësisht se ku kanë zgjedhur ti luten Zotit nga xhamiat apo kishat. Të dashur besimtarë katolikë vlerësimii im dhe i PD është vlerësim i patundur. Keni qenë një urë lidhëse me Perëndimin në shumë momente të vështira. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com