Loading...

Rama:Shume shpejte do te kemi nje linje ajrore Shqiptare!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp ka njoftuar se shumë shpejt do bëhet realitet që Shqipëria të ketë një linjë ajrore të vetën.

“Cilësia e transportit ajror të shqiptarëve lë shumë për të dëshiruar. Flas për shërbimin që u jepet njerëzve në shumë drejtime, me një cilësi të ulët dhe kosto të lartë.

I jam mirënjohës Presidentit të Turqisë dhe drejtuesit ekzekutiv të “Turkish Airlines”, që po na japin një ndihmë të vyer.

Jemi afër realizimit të projektit dhe shpresojmë që këtë vit të nisin fluturimet e para. Kompania e re shqiptare shpresoj që të shërbejë me të njëjtën cilësi si “Turkish Airlines”, edhe pse në madhësi nuk mund të krahasohemi”, shtoi kryeministri.

Rama tha se qeveria e tij do t’i jap një mundësi shqiptarëve dhe do të nisë një epokë e re në këtë drejtim.


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com