[sgmb id=”1″]
Pas arritjes së marrëveshjes me Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama u kritikua ashpër nga aleatët e tij, përfshi LSI-në e PDIU-në e Idrizit, por edhe nga partitë e vogla aleate me të.
Këtë të premte Rama I ka kthyer përgjigje kritikëve, duke ironizuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe PD.
“Se çdo ndodhë pas kësaj marrëveshje këtë do e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët. Gara do jetë shumë e fortë, se LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë dhe ne duam të dalim forcë e parë duke qenë se jemi të parët. Ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS”,- tha ai.
Kryeministri ka folur në lidhje edhe me qeverinë “gjysëm teknike” që pritet të marrë formë javën e ardhshme, duke siguruar qytetarët se ministrat e PD-së do të jenë thejsht kujdestarë dhe nuk do të bëjnë asnjë emërim apo tendera.
“Ata do të jenë kujdestar, s’do të bëjnë as tendera, as emërime. Administrata të mos kthehet në një instrument abuziv. U bë kështu për 30 ditët e fushatës. Se çfarë do të ndodhe mbara këtë do ata vendosin shqiptarët.”, u shpreh Rama.
“Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje”, shtoi Rama