[sgmb id=”1″]
Kryeministri Rama nuk ndal e ironinë me kundërshtarët politike, pasi në faqen e tij në Facebook, ai ka postuar një foto ironizuese ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kreu i qeverisë ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ një fotomontazh, ku ironizon liderin e opozitës, ndërsa e fton atë që të ‘zgjohet nga gjumi, pasi zgjedhjet kishin mbaruar.
Kryeministri nuk ka kursyer as ‘thumbat’ për faktin se zgjedhjet e 18 qershorit do të fitohen nga PS, pasi opozita e ka bojkotuar këtë proces.
Kryeministri Edi Rama, në komunikim e kësaj jave foli për zgjedhjet në vend dhe pengesën që po bën Partia Demokratike.
Rama u shpreh se PD ka ende disa orë për të marrë një vendim për tu futur në zgjedhje. Por sipas tij, edhe nëse nuk futet, nesër nis rrugëtimi drejt 18 qershorit.