Loading...

RAMA E QUAJTI GRAMAFON TË VJETËR, REAGON ASHPËR DEPUTETI I PD: PALAÇO!

[sgmb id=”1″]

“Çdo demokrati të arsyeshëm u themi që të shikojnë listat. Kush është Boçi? Është si ato gramofonet e vjetër që as skuqet as zverdhet”

Kjo ishte ironia e Kryeministrit Edi Rama, e bërë sot në adresë të deputetit të PD Luçiano Boçi në Elbasan.

Boçi kandidon sërish në këtë qark dhe ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kryeministrit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Boçi e quan Kryeministrin një Palaço që ka mashtruar shqiptarët me shëndetësinë falas, punësimin dhe arsimin cilësor që nuk duket gjëkundi.

Për më tepër lexoni të plotë reagimin e deputetit të PD:

PËR RAMËN! (përgjigje e detyruar)

Personi i parë që më ka thirrë si Luciano Pavarotti, ka qenë sekretarja e Universitetit, kur lexoi emrin tim, disi të çuditshëm për kohën. Rama që gjithë jetën ka qenë një plagjaturist, as vlerat e saj nuk ka e as tek thembra nuk i vjen. Ajo ishte një grua fisnike. Nuk i ka, sepse Rama është sot fiks “sekretarja” e krimit. Ndërsa ndër ariet që pëlqej më shumë nga Pavarotti, realisht po i them Ramës, është “Palacio”. Më sjell ndërmend këtë palaçon mashtrues ndërkombëtar tonë që shëtit dhe dyerve të botës i veshur si i tillë dhe që fushatën e di luftë personash e jo sfidë programesh.

Ti z. Palaço na solle shëndetësi falas eeee!

Arsim cilësor eeee!

Punësim po se po eeee!

Bujqësi moderne eeee! Etj…etj…

Sic e sheh ti nuk rren fare, jo.  Ti je vetë një rrenë e madhe Ramë! Rame që të mē vijnë mendimet, unë nuk përdor e mbush hundët!

Nqs do akoma, po të kujtoj që siç je sot, si “Palacio” i Pavarottit dhe si baskebollist i tillë ke qenë. Je vjetëruar shumë robo, je Republikë e vjetër, por huqet dalin me shpirtin.

Po të kujtoj, për të freskuar sado pak, basketbollistin nr. 5 të Elbasanit (Labinotit) që ti e di mirë se çfarë të bënte kur kërceje në tabelë (sa një filxhan)… e dilje me “teknikë”…

Nuk po ta shkruaj këtë, se luftën e kemi me programe, jo me më the e të thashë…

SUKSESE NË JETË….!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com