[sgmb id=”1″]
Pas takimit koke me koke per rreth 3 ore mbremjen e djeshme, ku u dol me nje marrëveshje, diten e sotme, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozites Lulzim Basha vijojnë prej 4 orësh takimin e nisur paradite për modalitetet e teknalitetet e paktit.
Takimi Rama- Basha po mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe ne 10 minutat e para ata shoqëroheshin edhe nga stafi i tyre teknik.
Takimi nisi rreth orës 10.05, ku Rama ishte i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi.
Pas 10 minutave me te shoqeruarit, takimi mes tyre po mbahet kokë më kokë.
Marrëveshja mes dy liderëve politike u arrit në orët e para të së enjtes.
Marrëveshja e bazuar tek paketa McAllister është ende enigmatike dhe pritet të sqarohet në orët e ardhshme. Data qe po perflitet gjeresisht eshte ajo e 16 korrikut.
Edi Rama deklaroi se ishte “100 përqind dakord” me Lulzim Bashën per daten e zgjedhjeve.