[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama kërkon votim masive me 25 qershor per Ps-ne. Gjatë një takimi me banorë të njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet, Rama tha se vota për PD është votë për të ndaluar investimet.
“Në 25 qershor zgjedhja është shumë e qartë, ose na ndihmoni me gjithë sa keni ju mundësi që të marrim të gjitha votat e nevojshme për ti dhënë PS fuqinë e pashantazhueshme të reformave, ose pastaj do të na duhet të përjetojmë vështirësi të mëdha. Të thuash është njësoj Luli me lali Erin është njësoj si të thuash gjumi e pagjumësia janë e njëjta gjë. Që mos ti marr të gjithë me rradhë, se tani nuk di kë të marrësh me rradhë tek kjo çadra e re që ka krijuar Luli me këtë grupin e ri të këtyre deputetëve ku i vetmi Fan Spathi ka mbetur Saliu. Derri Maç? Jo jo ishte deri tani, po tani është Fanti Spathi. Nejse puna e tyre. Ne na duhet vota për PS”, tha Rama.
Kliko per me shume info
Ai sulmoi edhe Grida Dumën që kandidon nën siglën e PD për qarkun e Tiranës. “Kë do të merrni nga ata të PD për shërbëtorë në shtëpi një ditë të vetme? Imagjinoni të kishit Gridën një ditë shërbëtore në shtëpi se çfarë bëhej? Do mbaronte dita duke u kapur për flokësh. Shaka është kjo, por meqë Grida ka ardhur në Tiranë, shkoi në Durrës, e mbyti Vangjushi fare, erdhi në Tiranë se tironsit janë më budallenj se durrsakët, kështu i bie. Dhe me rradhë plot nga ata, Sajmiri i njeh shumë mirë, edhe lali Eri, unë nuk i njoh dhe shumë dreqin”, theksoi Rama.