[sgmb id=”1″]
Antiterrori ka shoqëruar paraditen e sotme mbi 20 persona që konsiderohen me prirje të theksuar radikale dhe precedentë kriminale. Mes tyre raportohet se eshte shoqeruar edhe shtetasi amerikan, Jason Morrison, ish-marinsi që u raportua si i thirrur nga PD-ja për protestën.
BW raporton se marinsi është duke u marrë në pyetje nga agjentet e antiterrorit pranë policisë së qarkut Tirane.
Nga hetimet rezulton se Morrison ka hyrë në vendin tone me 2 maj 2017, por nuk dihen arsyet pse është shoqëruar.
Mengjesin e sotem disa perosna si me prirje radikale dhe prirje kriminale janë shoqëruar dhe merren në pyetje.
Ne mengjes u raportua se persona te ndryshem janë ndaluar në Tiranë dhe rrethe, ndërsa mes tyre ka edhe shtetas të huaj.