Loading...

Presidenti amerikan përfshihet në një skandal të radhës.

[sgmb id=”1″]

Një xhirim i bërë gjatë samitit të grupit G7 i ka shtyrë mediat që të spekulojnë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, as që ka dëgjuar fjalimin e Kryeministrit të Italisë, Paolo Gentiloni.

Xhirimin në Twitter e publikoi gazetari i BBC, James Lendall. “Një xhirim i shkurtë, i cili përmbledh rezultatet e samitit G7: Shikoni se kush vendosi të mos e dëgjoi përkthimin e fjalimit të nikoqirit”, komentoi Lendall në profilin e tij.

Xhirimi me shpejtësi u përhap në rrjetet sociale dhe nxiti reagimin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Presidenti zakonisht përdor për përkthim një dëgjuese në veshin e djathtë, shkroi Spicer në Twitter.

Megjithatë, të gjithë zyrtarët tjerë përreth Trumpit kishin dëgjuese në vesh, prandaj mediat shtruan pyetjen se a kishte presidenti amerikan vërtetë një dëgjuese pa tel në vesh, apo se ai nuk ka dëgjuar fare përkthimin e fjalimit.

Trump gjatë turneut të tij të parë jashtë vendit, prej inaugurimit të tij për kryetar, ishte i përfshirë në disa situata të pazakonshme.

Samiti i NATO’s në Bruksel u karakterizua nga xhirimet, në të cilat Trump shihet duke e shtyrë kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviqin, për tu vendosur më pas para tij, e më pas ai injoroi në tërësi edhe Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviqin

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com