Loading...

Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh.

[sgmb id=”1″]

Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh : 1- Robert Leskaj, 55 vjeç, banues ne Vlorë. 2- Arben Jetishi, 52 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tyre për arsye se pas një pune hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ka rezultuar se shtetasi Robert Leskaj – administrator i shoqërisë ‘’Leskaj  Inerte, në bashkëpunim me zjarrmëtarin – Arben Jetishi, janë kapur në flagrancë pasi dyshohet se në mënyrë artizanale po përgatisnin lëndë plasëse në guroren “Leskaj Inerte” në fshatin Drashovicë, Vlorë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve. Policia ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale: – një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat, – një sasi prej 20 litra naftë, – kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe ,radioaktive, kryer në bashkëpunim”, neni 282 dhe 25 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com