[sgmb id=”1″]
Një person mbeti i plagosur pas sherrit të nisur mes katër të rinjve në qytetin e Korçës në lagjen numër tre, pasi u qëllua me armë zjarri.
Sherri mes tyre nisi fill pas përplasjes së dy makinave që drejtonin të rinjtë.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Korçës, dhe sipas bluzave të bardha ai ka marrë plagë në kokë me armë zjarri.
Policia e mbërritur në vendngjarje, shoqëroi në komisariat të përfshirët në sherr.
Sipas dëshmisë paraprake që i kanë marrë të plagosurit, ai është shprehur para efektivëve, se agresorët kanë qenë të pajisur me armë zjarri.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.