[sgmb id=”1″]
Helmimi i rreth 140 simpatizantëve të Partisë Demokratike në mitingun e te shtunes ne Tirane ku u hap zyrtarisht fushata elektorale, është bërë shkak për një replikë në “Facebook” mes ish-kryeministrit Berisha dhe një komentuesi.
“Ti e ke hedhur vetë për të akuzuar të tjerët, një pyetje, ti pse nuk ishe në këtë miting se ti nuk mungon asnjëherë”, – shkruan qytetari, Berishës.
Në replikën e tij, ish-kryeministri i përgjigjet: “unë aty isha dhe u lëndova por të tjerët më shumë se unë, me sa duket ke probleme me sytë e mendjes dhe në këtë rast kujdes se nuk ka okulist që të bën derman”, – i shkruan Berisha.