[sgmb id=”1″]
Menjëherë me fillimin e seancës së jashtëzakonshme, PS dhe PD i kanë “hyrë” sherrit që mungonte prej rreth 3 muajsh.
Në fokus të mosmarrëveshjeve ka qenë Rendi i Ditës së seancës e konkretisht çështja e plotësimit të dy komisioneve të Vettingut.
Reagimin e parë e ka bërë PD përmes Oerd Bylykbashit, i cili ka kërkuar se procedura për miratimin e dy komisioneve të vendoset në fundin e rendit të ditës.
Por këtë kërkesë e ka hedhur poshtë kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar “lëvizjen” po ashtu të rendit të ditës, ku vettingu të dilte i pari që do të votohej.
Pas replikave dhe kundërreplikave, ai që e ka zgjidhur çështjen ka qenë Ilir Meta, i cili me “qetësi dhe dashuri” e ka lënë miratimin e anëtarëve të mbetur në komisionet e vettingut, aty ku ishte! E madje Meta ka bërë shaka, duke thënë se vettingu do të mbetej në të njëjtën pikë në rendin e ditës edhe me dakortësimin e Sali Berishës, i cili tundi kokën në shenjë aprovimi.
DEBATI:
Bylykbashi: Në lidhje me rendin e ditës.Kërkesa jonë është që komisionet e vettingut të jenë çështja e fundit për shqyrtim për sot.
Ruçi: Nuk e kuptoj këtë kërkesë, unë po mendoja për të kundërtën. Kjo seancë do të ishte mirë të fillonte pikërisht me këtë çështje, sepse këtu e kemi lënë. Cdo të thotë kjo? Ska asnjë argument për këtë!
Bylykbashi: Kjo është një çështje e dakortësuar. Mbasi të jenë ezauruar të gjitha ԭështjet e tjera, ne të vijojmë me miratimin e komisioneve të Vettingut.
Ruçi: Unë e kuptoj që kjo ka qenë pjesë e negociatave, por as unë e zoti Bylykbashi nuk kemi qenë. Por më besoni se fryma e mirëbesimit e marrëveshjes është në rradh ëtë parë votimi i komisioneve. Që pa filluar ne shprehim mosbesim për rendin e ditës.
Meta: Mendojmë të mos ndryshojmë rendin e ditës. Mirë vazhdojmë pra me rendin se edhe konfirmimin e morëm nga Berisha që PD eshte dakord.
Hilaritet në sallë nga ana e PS…
Meta: Po ju çfarë keni. Unë me atë e kam. Kur të iki unë bëni ç’të doni…
Më pas seanca ka vijuar normalisht e pikë së pari janë votuar shkarkimet dhe emërimet e ministrave dhe zvkryeministri.
Plotësimi i komisioneve të Vettingut me anëtarët e opozitës është pika e 4-tërt e rendit të ditës.