[sgmb id=”1″]
Një agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror ka shkuar i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi A. Q., 48 vjeç, banues në Vorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Nga deklarimet paraprake shtetasi i lartpërmendur është punonjës i shërbimit informativ.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.