Loading...

Olti Curri sulmon ashpër “Big Brother”: Është qesharak…

[sgmb id=”1″]

U tallën me personat me aftësi të kufizuara dhe “Big Brother” vendosi t’i ndëshkojë. Reagimi i madh në rrjetet sociale për banorët e shtëpisë më të vëzhguar në vend natyrisht nuk ka qenë pozitiv, por edhe më i ashpër ka qenë ndaj tyre Olti Curri.

Sot në “Fan Club”, opinionisti ka shprehur pakënaqësinë e tij për dënimin që Vëllai i Madh kishte vendosur për banorët.

Sipas tij, reduktimi i buxhetin në 50% është një dënim qesharak për atë që kanë bërë banorët.

Olti ka thënë se një dënim më i merituar do të ishte ai i largimit të tre banorëve që nisën këtë shaka, Olsi, Danjeli dhe Donaldi. Po ashtu, Olti është shprehur se do ishte mirë që “Big Brother” t’i vendoste në karrige me rrota për t’i bërë të kuptojnë se çdo të thotë të jesh me aftësi të kufizuara.

“E theksoj se dënimi nga “Big Brother” ishte qesharak. Po të isha unë do t’i kisha përjashtuar menjëherë nga shtëpia të tre çiftet dhe do t’i zëvendësoja me të rinj. Më mirë të rrezikoja audiencën sesa të fyeja këtë komunitet”, ka thënë opinonisti i Fun Club.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com