Loading...

Nxjerr arushën në shitje në internet, por bariut shqiptar nuk ia merrte mendja se cfarë do i ndodhte.

[sgmb id=”1″]

Një bari shqiptar është ndaluar, gjobitur dhe më pas lëshuar pasi ka tentuar të shesë në internet një arushë në internet.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Mjedisit, Ana Kekezi, bariu e kishte gjetur arushën të bllokuar në malet e Shën Mërisë, rreth 30 kilometra nga Tirana. Më pas e kishte nxjerrë në shitje në një faqe në internet.

Arusha është dërguar në një park, derisa të lëshohet sërish në natyrë.

Ministria e Mjedisit ka marrë masa të forta për personat që mbajnë arinj në klube, restorante dhe hotele, në kushte të mjerueshme, me qëllim tërheqjen e vizitorëve. Problemi i arinjve shqiptarë në skllavëri u pasqyrua gjerësisht në mediat perëndimore gjatë vitit të kaluar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com