[sgmb id=”1″]
Parisi është qyteti i Dashurisë, por Jean Pierre Chavanon, e braktisi atë për dashurinë e tij dhe tani jeton në Tregan të Elbasanit.
Fati deshi që dashuria e tij të ishte një vajzë shqiptare, e cila do ta merrte në vendin e saj. Prej dy vitesh ata jetojnë në Tregan ku Jean Pierre ushtron profesionin e tij të kuzhinierit.
“Jetoj në Shqipëri prej dy vitesh. Jam zhvendosur këtu për të dashurën time. Pse të mos vish në Shqipëri? Është një vend shumë i bukur. Gjithë jetën time kam lëvizur në Europë për shkak të profesionit, por Shqipëria më pëlqen. Është një vend i mrekullueshëm. Më pëlqen të rri në Shqipëri dhe të zhvilloj biznesin tim në të cilin mundohem të ndërthur traditat e Francës me ato të Shqipërisë. Tashmë kam arritur të gatuaj zogj apo mish keçi në hell, por nuk harroj stilin tim me salca franceze”, tregon Jean Pierre Chavanon.
Edhe pse e ka lidhur jetën e saj me një shtetas të huaj, Linora mendon që shqiptarët duhet të kontribuojnë e të zhvillojnë vendin e tyre.https: