[sgmb id=”1″]
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Rrukaj të Matit mbrëmjen e sotme.
Viktima është rreth 60 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk dihet ende.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje. Nuk ka informacion rreth autorit të krimit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.