Loading...

Një vajzë 21-vjeçare ka qënë viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve nga ish- i fejuari shqiptar 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Monza dhe pas hetimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua.

[sgmb id=”1″]

Një vajzë 21-vjeçare ka qënë viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve nga ish- i fejuari shqiptar 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Monza dhe pas hetimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua.

24-vjeçari shqiptar u arrestua për dhunë seksuale, rrëmbim, lëndim dhe persekutim të të dashurës së tij.

Ngjarjet ndodhën ndërmjet shtatorit 2012 dhe fundit të vitit 2013, kur i riu e ka rrëmbyer vajzën dhe e si dënim, pas një përleshjeje, do ta mbyllte për disa ditë në një kantinë.

Çifti ishte njohur që kur ajo ishte 12 vjeçe edhe siç tregon Tgcom 24, që në ditët e para të lidhjes së tyre ai do ta tregonte natyrën e tij agresive.

Ata ishin ndarë në 2013 me vullnetin e këtij djali, por më pas kishin filluar presioni për t’u rikthyer së bashku përsëri duke dërguar përditë mesazhe.

“Ti do të jesh gjithmonë e imja dhe nëse më denoncon, do ta pësosh ti dhe familja jote”, thuhej.

Më pas, e lodhur nga gjithçka, vajza e denoncoi gjithçka në polici e cila kreu përgjime telefonike dhe ambientale që provuan atë që thoshte viktima.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com