[sgmb id=”1″]
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 3.4 të shkallës rihter ka prekur gjatë paradites së sotme ne Jug.
Tërmeti është ndjerë më së shumti në zonën e Beratit, Kuçovës, Fierit dhe Ballshit.
Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 72 kilometra në jug të Tiranës dhe 9 kilometra në jug-perëndim të Beratit, në një thellësi prej 2 kilometrash.
Qytetarër shkruajnë pranë JOQ.al se tërmeti i ka trembur mjaft, por deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, vetëm dëme të vogla materiale.
E dini që lëkundjet e tërmetit janë nga zona naftëmbajtëse Marinëz që çdo ditë vazhdojnë e rrezikojnë jetën e zonave përqark?”, – shkruan një prej banorëve.