[sgmb id=”1″]
Një shqiptar është arrestuar nga efektivë të policisë italiane në qytetin Alessandria, pasi i është gjetur drogë.
Në pranga është vënë B.B., 50 vjeç, i cili ishte furziues kokaine në zonë, dhe me precedentë të mëparshëm, raportojnë sot mediat lokale.
Ai është ndaluar teksa lëvize me makinë në Alessandria. Në automjet u gjetën më shumë se 600 gr kokainë në formë blloku. Më pas vijuan kontrollet në banesën e shqiptarit ku u gjet një sasi më e vogël kokaine.
Policia ka njoftuar se droga, nëse ndahej dhe shitej në doza, do të gjeneronte rreth 120.000 euro.