[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama fushatën më të “egër” e ka nisur në Facebook, aty ku ndërmjet memeve “godet” dhe thumbon me ironi opozitën e vendit, e cila prej 3 muajsh gjendet në protestë.
Pas deklaratave të ndërkombëtarëve për bojkotin e opozitës dhe përgjigjet e Bashës, Rama ka publikuar kopertinën e një libri me autor kreun e PD-së.
Titulli i librit është si libri i ish-diktatorit Enver Hoxha, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, por në vend të anglo-amerikan, Kryeministri, libri i ri, i referohet rrezikut euro-amerikan.
Rikujtojmë që nesër në Tiranë, opozita ka paralajmëruar protesta masive me qëllim “shëmbjen” e Ramës nga pushteti.