[sgmb id=”1″]
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Mamurras, tek “Kryqëzimi i Patokut”.
Shtetasi Mhill Ndreca, drejtuesi i mjetit tip “Fuoristradë”, ka përplasur për vdekje këmbësoren që ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Viktima është identifikuar si Zenepe Uçaj. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimin