[sgmb id=”1″]
Sipas mediave greke një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Janinës duke transportuar lëndë narkotike kanabis sativa.
Shqiptari po mbante dy çanta të mëdha brenda të cilave u gjetën 90 pako me kanabis. Pesha totale rezultoi të ishte 20.7 kg kanabis sativa.
Ai u kap nga rojet kufitare në një zonë të pyllëzuar sapo kishte kaluar ilegalisht kufirin shqiptar.
36-vjeçar nuk kishte as dokumente ilegale dhe u shoqërua në komisariatin e Janinës. Ai akuzohet për trafik droge dhe hyrje ilegale në Greqi.