Loading...

Nikolin Hasani dhe Arjol Shero takim me brezin e ri ne radhet e PDIU-se ne Vlore!

[sgmb id=”1″]

U mblodhën sot antarë të Klubit të Patriotëve të Rinj Vlorë. Të pranishëm ishin, deputeti Z. Tahir Muhedini, kandidati për Deputet Z.Arjol Shero, Kryetari i PDIU dega Vlorë Z. Nikolin Hasani, Kryetari i Përgjithshëm i KPR njëherazi kandidati per deputet në qarkun e Beratit Albano Idrizi dhe koordinatori i KPR Vlorë Laert Mezani.
Gjatë aktivitetit, z. Tahir Muhedini shprehu mirënjohjen se si brezat e rinj janë nismëtarë të ndryshimeve ne vend dhe se vetëm të gjithë së bashku mund të bëjmë më të mirën për këtë vend, për këtë atdhe. Kryetari i partisë z. Nikolin Hasani përgëzoi cilindo të ri që i afrohet kauzës tonë se falë këtyre të rinjve, energjive të tyre, sot jemi më të fort se kurrë. Kandati për deputet z. Arjol Shero falenderoi pikërisht mbështetjen e gjithsecilit prej të pranishmëve, pasi nga të njëjtat radhë të KPR vjen dhe se do të punojë që të rinjtë të kenë gjithnjë e më shumë zë në vendimmarrje. Kordinatori i KPR Vlorë Laert Mezani duke falenderuar pjesëmarrësit kërkoi që me të gjithë të rinjtë të ndërtojnë një model në gjendje që të shpërndajë vlerat, të cilat na i kanë përcjellë të parët tanë, qofshin ato kulturore e artistike, dhe që do të na udhëheqin në të ardhmen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com