Loading...

Nga mësuesja e gjimnazit, në gruan e tij. Njihuni me Zonjën e Parë të Francës!

[sgmb id=”1″]

Emmanuel Macron u zgjodh me 65.5 për qind të votave Presidenti i ri i Francës. 39 vjeçari është i martuar me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e prodhuesit të çokollatave.

Zonja e parë e Francës tani është një gjyshe e shtatë nipërve, e cila është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj.

Historia e tyre e dashurisë është tepër e veçantë…

Marcon është martuar me mësuesen e tij të gjimnazit, së cilës kur ishte vetëm 17 vjeç i kishte thënë se sido që të shkonin punët ai do të martohej me të.

Në një interviste Brigitte Trogneux, sot 64 vjeçe, ka rrëfyer se ajo e ka njohur Emmanuelen kur ai ishte nxënësi i saj në gjimnaz. Prej asaj kohë ai i kishte shprehur dashurinë, por ajo nuk e kishte marrë seriozisht.

Pak vite më vonë ata nisën të flasin në telefon për orë të tërë dhe kështu, pas një periudhe, ajo vendos të ndahet nga bashkëshorti dhe të jetojë dashurinë me djalin 25 vite më të vogël.

Në 2007 çifti u martua dhe prej asaj kohë ata kanë dalë gjithnjë bashkë duke deklaruar lumturinë dhe harmoninë që kanë së bashku. Marcon është shprehur se i detyrohet shumë bashkëshortes së tij, pasi falë saj është bërë ky që është.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com