[sgmb id=”1″]
Rreth orës 10:00 kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi u nisën më këmbë drejt presidencës për të nisur takimin e shumë pritur për zgjidhjen e ngërçit politik.
Në hyrje të presidencës Engjëll Agaçi u largua për të lënë në takim Ramën dhe Ruçi.
Ndërsa me pak minuta vonesë mbërriti lideri i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka.
Me iniciativën e presidentit të Republikës, Bujar Nishani sot pritet gjetja e gjuhës së përbashkët mes Ramës dhe Bashës për futjen e opozitës në zgjedhje dhe largimin nga çadra ku ndodhet prej më shumë se 75 ditësh.