[sgmb id=”1″]
Mushkonjat me të vërtetë janë të bezdisshme dhe përveç që jua thithin gjakun, ato edhe ju ekspozojnë ndaj sëmundjeve të ndryshme.Meqë ra fjala për gjak, a e dini se mushkonjat kanë një lloj të preferuar të gjakut? 85 për qind e njerëzve e lirojnë një kimikal të caktuar përmes lëkurës së tyre, të cilën mushkonjat e përdorin për ta kuptuar se çfarë lloji i gjakut gjendet nën lëkurë.
Tipi A i gjakut nuk është aq i preferueshëm për mushkonjat. Tipi B deri diku. Por, çfarë për tipin O të gjakut?Në një studim të kontrolluar nga Journal of Medical Entomology, thuhet se mushkonjat dy herë më shpesh e thithin gjakun e tipit O sesa atë të tipit APor, përse?Ndryshe nga ajo çka mendojnë njerëzit, mushkonjat nuk ushqehen kur i kafshojnë qeniet njerëzore.
Në fakt, mushkonjat femra janë të vetmet të cilat e konsumojnë gjakun e njerëzve për shkak se u duhet për ta mirëmbajtur pjellorinë.Tipi O i gjakut, për arsye ende të paqarta për hulumtuesit, u ndihmon atyre ta bëjnë punën e tyre më mirë sesa çdo tip tjetër.Por, pavarësisht kësaj, personat me tipin O të gjakut janë më së paku të prirë të vdesin nga format më të zakonshme të malarias.