[sgmb id=”1″]
Kompania ka nisur një fushatë të re reklamuese për produktet e saj të reja. Por në fakt duket se ka vetëm një gjë ndryshe: pamjen e jashtme. Katër mbështjellëse të reja për kanaçet ‘Coca-Cola’, por nga përmbajtja nuk duken aq të padëmshme për shëndetin. Bëhet fjalë për katër kanaçet ‘Cola-Cola original taste’, ‘Coca- Cola Light’, ‘Coca-Cola Zero Sugar’ dhe ‘Coca-Cola Life’.
Disa media të huaja kanë folur rreth këtyre produkteve të reja, duke shkruar me gërma të mëdha: Mos u mashtroni! “Nëse ju hidhni një sy në përmbajtjen e sheqerit, përbërjen kimike dhe sasitë e përbërësve në të, ju me shumë gjasa do të mbërrini në përfundimin se ‘Coca-Cola Life’ nuk është aq e shëndetshme sa ç’duket”, – shkruan “Juicing-for-health.com”, në një artikull.
Sipas artikullit, edhe varianti i ri ‘Life’ përmban rreth 60 kalori, por 17 gram sheqer. Duket fantastike në sipërfaqe, por kjo është vetëm 1/3 më pak sheqer sesa produkti i rregullt. “Dhe është e rëndësishme të mos harrojmë se kjo pije ka kontribuar në përhapjen e epidemisë së obezitetit në Shtetet e Bashkuara. Dy nga tre të rritur dhe një nga tre fëmijë në Shtetet e Bashkuara janë mbipeshë ose obezë. Nga viti 1989 deri në vitin 2008, kaloritë te pijet me sheqer u rritën me 60% nga 130 në 209 kalori në ditë dhe përqindja e fëmijëve që i konsumonin ato u rrit nga 79% në 91%”, – shkruan “Juicing-for-health.com”, duke cituar një studim të publikuar nga “Harvard T.H Chan- Scool of Public Health”. Kompania është duke financuar disa grupe anti-obezitetit, duke hedhur shumë para në promovimin e produkteve të reja, si ‘Coca-Cola Life’. Por problemi i obezitetit është vetëm duke u rritur. Sipas artikullit, çdo ditë, gjysma e njerëzve në SHBA konsumojnë pije me sheqer; 1 në 4 persona marrin të paktën 200 kalori nga pijet me sheqer; 5% e tyre pinë katër kanaçe çdo ditë.
Përbërësi E-150d
“I njohur si “sulfite ammonia caramel” Caramel E-150d është ngjyrosësi i përdorur në të gjitha pijet ‘Coca-Cola’ dhe ‘Coca-Cola Life’ sigurisht nuk bën përjashtim”, – sipas artikullit. Ajo është quajtur “caramelized carbohydrates” nga shumë studiues. Shteti i Kalifornisë në fakt kërkon vendosjen e paralajmërimit të rrezikut nga kanceri te etiketat e ushqimeve që përmbajnë 30 mikrogramë E-150d në ditë.
Artikulli tërheq vëmendjen sidomos ndaj amerikanëve që mund të udhëtojnë jashtë. Kjo është e rëndësishme të vihet në dukje kur udhëtoni sidomos jashtë shtetit, sipas artikullshkruesit, sepse produktet ‘Coca-Cola’ në Amerikë i mbajnë të ulëta nivelet e tyre të E-150d, në krahasim me produktet që janë jashtë vendit. Sa e vërtetë mund të jetë kjo? Ndoshta as autoritetet tona nuk do të kenë mundësi që të bëjnë një dallim të dukshëm. Ajo që na mbetet është të mendojmë për veten tonë dhe të kujdesemi për shëndetin.