Loading...

Ministrja Kodheli e hoqi nga puna, Kolonel Dritan Demiraj bëhet Ministër i Brendshëm!

[sgmb id=”1″]

Dritan Demiraj, i cili do të mbajë tani postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë Rama është liruar rreth 3 vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Tani Demiraj e Kodheli do të ulen përballë njëri-tjetrit si kolegë në kabinetin qeveritar edhe pse prej vitesh kanë shkëmbyer akuza të ashpra në publik.

Në 18 dhjetor 2014, Demiraj, i cili mban dekoratën presidenciale “Nderi i Kombit” u lirua nga FA me firmën e ministres Kodheli për shkak se ishte “larguar pa leje jashtë shtetit”.

Në intervista të ndryshme të dhëna për mediat ai e ka akuzuar Kodhelin për shkelje konstante të ligjit si edhe për abuzime me detyrën gjatë ushtrimit të funksionit të saj si ministre e Mbrojtjes, raporton “BalkanWeb”.

Nga ana e saj Kodheli nëpërmjet një deklarate të ministrisë e akuzoi Demiraj për shkelje të ligjit: “Të gjithëve u kërkohet zbatimi i ligjit aq më tepër ushtarakëve me gradë të lartë. Për fat të keq, kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë për kolonelin Dritan Demiraj, i cili në mënyrë të përsëritur në më shumë se një rast ka shkelur ligjin ‘për statusin e ushtarakut’, duke dalë jashtë kufijve pa leje. Këto veprime konsiderohen shkelje të rënda të disiplinës ushtarake për aq kohë sa ushtarakë të kësaj grade disponojnë informacionin e klasifikuar që mund të cënojnë sigurinë kombëtare Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm që MM dhe SHPFA kanë vepruar në kushtet e shkeljes së rëndë të disiplinës e të ligjit. Ndërsa i njohim kontributin dhe i urojmë suksese në aktivitetin e tij privat, zbatimi i ligjit dhe ardhmja e Forcave të Armatosua mbeten gjithmonë më të rëndësishme se individi”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa Demiraj, rapoton “BalkanWeb” në një replikë të ashpër në media iu përgjigj ndër shumë reagime të ashpra të tij se “Mimi si ‘bebe e lumtur dhe e llastuar’, vazhdon të mburret se me rezultatet e larta fictive te deftesave të shkollës fillore, (të shfaquara këto ditë në faqet sociale, ku ‘meritën’ kryesore e ka ‘mamaja e pushtetshme’), mendon se mund të drejtoj një nga strukturat më të rëndësishme të një shteti serioz, ku perëndimi dhe vendet anatare të NATO-s”, – akuzoi Demiraj.

Tanimë ata të dy do jenë kolegë në kabinetin “Rama” me status të barabartë përballë njëri-tjetrit si ministra, një tek Rendi e tjetra tek Mbrojtja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com