Loading...

Mënyrat më të mira për t’iu përkushtuar një trupi për bikine!

[sgmb id=”1″]

Nëse nuk i keni arritur qëllimet në vitin 2014, nuk keni arsye që të dëshpëroheni për këtë punë! Përkushtoni ndaj një orari solid të ushtrimeve. Nuk ka arsye që të ju ndal që të ndjeheni e fortë dhe me vetbesim në pllazhë këtë verë.

Filloni ngadalë: Nëse jeni gati të bëni ndryshimin e rënjësishëm, mos filloni duke thënë “Do të ja nisi nesër”. Koha është tash, dhe ndryshimet e vogla mbledhen. Kur ndjeheni e inspiruar, merrni një gotë ujë, hani një drekë të lehtë, dhe vraponi. Mbani shënime për këto qëllime të qendrueshme dhe orarin e ushtrimeve që mund t’a arrini në mënyrë reale.

Bëni miq: Nëse zhvilloni një sistem të mbështetjes, atëherë ndryshe do të arrini ti realizoni qëllimet tuaja. Shoqërohuni me njeërz pozitiv që janë serioz dhe që “nuk ju bëjnë rrafsh”, si dhe që janë të interesuar për një stil jete më të mirë, dhe që do të ju përkrahin dhe ndihmojnë juve në realizmin e planit tuaj.

Planifikoni përpara ushtrimet: Nëse e bëni orarin pararprak për ushtrime gjatë javës, do të ju ndihmojë të rrini pas planit tuaj, deri sa e mirëmbani një kalendar të shëndetshëm shoqëror. Kur do që te keni mundësi, verifikoni planin tuaj nëpërmjet internetit, nëse çdo gjë po shkon si duhet, dhe se plani juaj do të zbatohet nga ju në përpikëri. Për më shumë, planifikimi me orar i ushtrimeve, do të ju shpërblehet më vonë; është shumë e vështirë vetëm të shkoni koti në ushtrime, se sa kur e dini që në planin tuaj duhet të bëni ushtrimin X, prandaj qëndroni besnik ndaj planit tuaj.

Planifikoni racionet e ushqimit: Të ushqyerit e shëndetshëm nuk duhet të jetë një sakrificë për ju. Kur filloni të ushqeheni me ushqyes cilësor, zgjedhjet e ushqimit të shëndetshëm kanë kuptim. Shpenzoni pak kohë për leximin e receptave të shëndetshme në portain tonë, për të planifikuar një menu të shijshmë gjatë javës që do të ju bëjë më të emocionuar kur të gatoni.

Mos e leni fajin të ju dëshproj: Nëse keni prirje për te folur vet me vete, është koha të ndryshoni këtë gjë. Ndjenjat që shkojnë në joshje janë poaq të rëndësishme se çfarë hani. Nëse keni konsumuar bakllavë, jeni kënaqur nga shija e bakllavës. Dreqi ta hajë, është e shijshme. Mos u ndjeni më pas fajtor dhe pishman se keni kërkuar bakllavë. Përderisa ato ndjenjat e fajit ju rriten, mos lejoni të bjerni në depresion. Vetëm se kur të vie koha e ushtrimeve, ushtroni shume me intenzitet të lartë.

Dijeni se e keni merituar: 9 her nga 10, ju qëndroni me qëllimet tuaja. Ndaloni me vet-sabotimin, dhe filloni të përfytyroni jetën (dhe vetëbesimin) që e dëshironi. Vendosni ndonjë kuotë inspiruese me një mesazh pozitiv në banjon tuaj; ashtu që kur të jeni e frustruar, lexoni kuotën për një çast dhe lejoni ato fjalë motivuese nga kuota të ju rrjedhin në trup. Tingëllon thjeshtë, por kjo teknikë mund të ju ndihmojë në riformësimin e të menduarit tuaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com