Loading...

Mediat: FBI e vëzhgon dhëndrin e Trumpit lidhur me Rusinë.

[sgmb id=”1″]

Jared Kushner, dhëndër i presidenti amerikan, Donald Trump, është nën vëzhgim të agjencisë FBI, e cila po zhvillon hetime për lidhjet ndërmjet ndihmësve të Trumpit dhe Rusisë, kanë raportuar dje mediat amerikane.

Kushner është nën hetime për shkak të takimeve të tij në muajin dhjetor të vitit të kaluar, me ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kislyak, dhe shefin e një banke shtetërore ruse, Sergei Gorkov, që ishte nën sanksione amerikane, prej vitit 2014, kanë raportuar Washington Post dhe NBC News, duke i cituar zyrtarët anonimë.

Interesimi për Kushnerin, i cili është këshilltar i lartë i presidentit Trump dhe është i martuar me vajzën e tij Ivanka, nuk do të thotë se hetuesit e konsiderojnë atë të dyshuar për krim apo se kanë për qëllim ta akuzojnë atë, raportuan amediat.

Jamie Gorelick, avokat i zotit Kushner, tha se klineti i tij do të bashkëpunojë me hetuesit.

“Paraprakisht, zoti Kushner në mënyrë vullnetare i ka këmbyer njohuritë e tij me Kongresin lidhur me këto takime. Ai do ta bëjë të njejtën gjë nëse kontaktohet lidhur me çfarëdo hetimi tjetër”, tha Gorelick.

FBI, disa komitete të Kongresit dhe një këshill special i emëruar nga Departamenti i drejtësisë, po i vështrojnë akuzat për përzierje të Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme të ndihmësve të Trumpit me Rusinë.

Besohet se Kushner është i vetmi zyrtar aktual i Shtëpisë së Bardhë, që është nën vëzhgim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com