[sgmb id=”1″]
Revista më e madhe e Europës “Spiegel Online” së fundi paraqiti një karikaturë me “dy budallenj që lozin me një bombë.” Ideja ishte për presidentin amerikan Donald Trump dhe diktatorin koreano-verior Kim Jong-Un.
Kimi provokon çdo javë me teste raketore dhe Trump mendon se si të sulmojë koreano-veriorët për të parandalua programin bërthamor. E gjithë bota pyet:
A do shpërthejë lufta mes dy shteteve? Do ishte një Luftë Atomike? Sulmi i SHBA a do ishte një luftë globale?
Këto skenar i ka sqaruar britanikja “The Independent”.
Mendimi i tyre: Koreja e veriut mund të sulmojë e para dhe kjo do kishte pasoja katastrofike për botën, madje më shumë sesa Lufta e Dytë Botërore.
I pandreqshmi Kim Jon-Un
Deri tani, Donald Trump ka marrë hapat e duhur. Ka instaluar sistemin e mbrojtjes raketore në Korenë Jugore ndaj paralajmërime të Kim Jong Un. Por nuk është e vështirë të kuptosh sesi do dalin gjërat jashtë kontrollit.
Gjithçka fillon me diktatorin koreano-verior Kim Jong-Un. Ai nuk është budalla, por i paskrupullt dhe despot paranojak. Nëse SHBA shtonte presionet kundrejt Kim, ai mund të përgjigjej me një sulm raketor në shtetet fqinje, si për shembull në Japoni.
Në këto raste lufta mund të shpërthente shpejt. Si në Siri, presidenti Trump mund të sulmonte në drejtim të Koresë. “Dhe çfarë më pas?” është pyetje e radhës e “Independent”.
“Korea Veriore do sulmonte një anije luftarake të koreano-jugorëve. Do kishte sulme në tokë. (..) Kimi lëshon një raketë tjetër dhe vret ushtarë amerikanë.” Në këto kushte SHBA do fuqizonte bombardimet.
Një pyetje vendimtare atëherë do ishte sesi do reagonte Kina dhe Rusia. “Në gjithë historinë njerëzore nuk ka pasur kaq shumë Fuçi Baruti,” alarmon Independent mbi Korenë Veriore. Dhe më tej: “Ose kaq shumë burra të papërgjegjshëm që luajnë me fitilin.”
Deri tani, të gjithë fuqitë janë të gëzuar të ndjekin situatën nga larg. Por sa do zgjaste kjo, nëse do shpërthente lufta?
Një rrezik tjetër: Nëse Korea veriore do lëshonte një raketë që arrin brigjet amerikane, atëherë SHBA do sulmonte vendin e izoluar komunist edhe me çmimin e sulmit kundrejt Koresë Jugore ose Japonisë. Sepse Kim herën e parë do sulmonte këto shtete.
Çfarë do humbiste Kim?
Ashtu ose ashtu: Nga sulmi i SHBA-ve në drejtim të Kim, ky i fundit nuk do e mendonte dy herë kundërsulmin atomik. Çfarë ka për të humbur Kim?
Vijimi afërmendsh do ishte katastrofal. Miliona njerëz mund të vdisnin. Do kishim kolaps të ekonomisë botërore.
Ndaj Kina, Rusia dhe SHBA do duheshin më mirë ta mendonin një sulm të tillë kundër Koresë Veriore.