Loading...

Masakra te Shkencat:Shoku rrëfen kafen e fundit: Sa u ndamë dëgjova krismat…

[sgmb id=”1″]

Në seancën e djeshme për masakrën te Shkencat, në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet dëshmoi edhe Artan Lamani, i cili rrëfeu dje kafen e fundit me mikun e tij të vjetër, Mentor Doçi.

Të pandehurit Klejvi e Markelian Doçi nuk ishin prezentë në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan me avokatë.

Po dje trupi gjykues i çështjes në ngarkim të Klejvi e Markelian Doçit dhe Salvatore Leticias u njoh me dëshminë e Artan Lamanit, personi i fundit që takoi Mentor Doçin (Lufin) pak sekonda para se të vritej

“KAFJA E FUNDIT”

“Klejvi dhe Markelian Doçin i njoh si nipat e Mentorit. Me Mentorin jam rritur bashkë. Më 27 maj 2015 u takova me të në Laprakë dhe shkuam te një kafe pranë Shkencave të Natyrës në bulevard. Fillimisht në kafe ishim ne të dy, pastaj erdhi dhe Gerti Goxhaj. Pas gati 1 orë- 1 orë e 30 minuta dolëm nga lokali.

Gjatë kohës që ne ishim në kafe, në një tavolinë në verandë ishte nipi im bashkë me dy nipat e Mentorit. U përshëndetëm dhe u ndamë. Mentori do të shkonte te një BMW e parkuar aty pranë, kurse unë kisha makinën time ‘Range Rover’ pak metra më poshtë, në drejtim të qendrës.

Pa hipur në makinë dëgjova disa krisma. Fillimisht m’u dukën si fishekzjarrë. Pastaj pashë që makina e Mentorit ishte përplasur me një fuoristradë dhe kishte hipur në trotuarin e mesit. Shkova dhe gjeta Mentorin të gjakosur. Afrova makinën time, e hipa në të dhe e çova tek Spitali Ushtarak”, tha dëshmitari.

I pyetur nëse kishte parë ndonjë nga autorët e ngjarjes, dëshmitari tha se kujtonte të kishte parë një person të qethur qeros duke vrapuar në trotuarin e mesit. Po në lidhje me momentin e ngjarjes, Lamani tha se kishte parë Markelian Doçin duke bërtitur në vendin e ngjarjes dhe pak më pas të shtrirë në tokë, ku një polic që i kishte drejtuar atij armën.

Të njëjtat fakte u konfirmuan dje edhe nipi i Alimanit, dëshmitari, Dorjan Basha, i cili pak çaste para ngjarjes kishte qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me Klejvi dhe Markelian Doçin./Panorama

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com