Loading...

Majlinda Bregu:“Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranojen e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.”

[sgmb id=”1″]

Deputetja e Partisë Demokrtatike Majlinda Bregu, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, por në këtë reagim ajo nuk ka hezituar të thumbojë kreun e PD-së.

“Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranojen e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.

Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet.”, shkruan Bregu.

Kujtojmë se deputetja Bregu është një ndër kritikët më të fortë të Bashës, brenda Partisë Demokratike.

REAGIMI I BREGUT

“Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme.

Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’i them hapur ç’kisha.

Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit.

Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister.

Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranojen e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.

Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet.

Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt!

Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com