[sgmb id=”1″]
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu nuk ndodhet në çadër në këto momente. Ajo ka shkuar në Gjirokastër në një event organizuar nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Eventi është bërë me rastin e Ditës së Europës. Ajo është filmuar duke qëndruar pranë Bledi Çuçit teksa dëgjon me vëmendje fjalimin e kryeministrit Rama.
Ne kete event, Rama dha edhe nje mesazh te fshehur per kreun e PD-se, Lulzim Basha, pasi foli per BE-ne.
“T’i kapërcejmë me njerëzillëk edhe problemet në politikën tonë të brendshme cilësia nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por sa njerëzisht e jetojnë mosdakordësinë mes tyre.
Jam i bindur që do ia dalim, më 18 qershor shqiptarët do japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa”, vijoi ai.