Loading...

LSI-ja është parti kuotash, Kryemadhi- Ramës: Ndjej keqardhje për ty!

[sgmb id=”1″]

Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. keshtu i shte drejtuar, deputetja Monika Kryemadhi në një status në Facebook  nënkryetarit Luan Rama, duke i bërë thirrje që deklaratën e tij se LSI-ja është parti kuotash ta tërheqë mbrapsh. LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve, i është drejtuar Kryemadhi, Ramës.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

“Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash. 
Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve. Gjoba që je treguar i gatshëm të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë për LSI-në, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër. Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI-së që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë. Sepse janë pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Mikja dhe bashkëpuntorja jote,
Monika Kryemadhi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com