Loading...

Linja Vlore-Brindizi do te vazhdoje te mbetet e pezulluar!

[sgmb id=”1″]

Vlora pa traget. Prej pesë ditesh,i vetmi traget në linjën Vlorë-Brindizi nuk operon,duke krijuar shqetësime dhe anomali tek bizneset apo qytetarët që presin të udhëtojnë nga Vlora në drejtim të Italisë,apo edhe anasjelltas. Burime nga kapiteneria e portit të Vlorës  kanë konfirmuar  se shkak i pezullimit të funskionomit të tragetit është bërë një remont i detyruar i këtij të fundit për shkak edhe të një defekti të shkatuar. Po këto burime kanë saktesuar se edhe gjatë kësaj jave, nuk pritet të rikthehet në  funksion linja e tragetit Vlorë-Brindizi,duke sjelle penalizim të punës në portë,ndërsa  bizneset mbeten më të penalizuarat

Në linjën Vlorë-Brindizi operon vetëm një  traget,ndërkohë që me pezullimin e tij për shkak të defektit apo remontit të  detyruar, nuk është afruar asnjë zgjidhje tjetër,për vendosjen e një linje të perkohshme,gjatë periudhes kur i vetmi traget ndodhet jashtë funksionit. Edhe gjatë kësaj jave linja Vlorë-Brindizi do të vijojë të mbetet e pezulluar,ndërkohë që nga kapiteneria konfirmohet se nuk ka asnjë datë të konfirmuar për rikthimin në linjë të tragetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com