[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka patur dhe përballjen e parë me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, i cili në kohën kur ishte kandidati kryesor i republikanëve për postin që mban sot, do të kritikohej nga kryeministri shqiptar si zgjedhje e tmerrshme.
Përballja ka ndodhur në një ceremoni të shkurtër të zhvilluar në Bruksel, në kuadër të Samitit të NATO-s, ku fokusi ka qenë lufta kundër terrorizmit.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp ku foli Angela Merkel dhe Donald Trump, liderët politikë i janë drerjtuar sallës.
Siç dhe duket nga video Rama ka tentuar t’i afrohet sa më shumë kancelares dhe Presidentit amerikan, të cilët “udhëhiqnin” duke ndenjur përpara të tjerëve.
Rama është shfaqur i buzëqeshur përkundrejt Donald Trump dhe Angela Merkel, një buzëqeshje të cilën e ka mbajtur deri në momentin kur kanë hyrë në ndërtesë.
Vitin e kaluar, në një intervistë për gjigandin amerikan CNN, Rama do të deklaronte një “Larg Qoftë” për Donald Trump, nëse ai do të zgjidhej President.
Deklaratat e Ramës kundër Trump, në atë kohë ende një kandidat për President, do të ktheheshin në një objekt diskutimesh të shumta në skenën politike shqiptare dhe me ardhjen e vitit 2017, në një bumerang për Edi Ramën.